Më në fund një lajm i mirë për të gjithë të dëshpëruarit e serialit “Bidai”.
Lotët e shikuesve shqiptarë pas vdekjes së “Sadnës” në serial kanë arritur deri te aktorja, e cila luan këtë rol, Sara Khan, transmeton Telegrafi.
Aktorja e njohur indiane përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar të gjithë shikuesit shqiptar se ajo do të vizitojë Shqipërinë.
“Ju falenderoj për dashurinë dhe vlerësimin. Mezi pres të vij. Jam shumë e lumtur,” ka shkruar ajo në Instagram.
Seriali indian “Bidai” është ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri./Telegrafi/