Telegrafi

“Sadio po vjen te Bayerni” – drejtori sportiv Salihamidzic konfirmon marrëveshjen mes palëve

Sadio Mane do t’i bashkohet Bayern Munichut, pasi klubi gjerman ka arritur marrëveshje prej 41 milionë eurosh me Liverpoolin.

Është drejtori sportiv i klubit gjerman, Hasan Salihamidzic që ka konfirmuar se sulmuesi është rrugës për te kampioni i Bundesligës.

Duke folur për Sky Sport Germany, Salihamidzic është pyetur për lajmet e fundit për lëvizjen e Manes, ku ai e ka pranuar.

“Po, ai po vjen”, ka thënë boshnjaku.

Mane largohet pas gjashtë vjetësh shumë të suksesshme te Liverpooli.

Sulmuesi ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, Kupën FA, Kupën e Ligës, Superkupën e UEFA-s dhe Botërorin e klubeve.

Ai ka bërë 269 paraqitje për Liveproolin dhe ka shënuar 120 gola. /Telegrafi/