Telegrafi

Sadio Mane zgjidhet ‘Futbollisti Afrikan i Vitit’

Sulmuesi i ri i Bayern Munich, Sadio Mane ka fituar çmimin ‘Futbollisti Afrikan i Vitit’ në një ceremoni të mbajtur mbrëmjen e sotme (e enjte).

Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) ka bërë ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit sot në një ngjarje gala në Marok.

Lojtari më i mirë afrikan i vitit është zgjedhur pa asnjë dyshim sulmuesi i ri i Bayernit, Sadio Mane.

Mane pati një vit të suksesshëm duke fituar trofeun e Kupës së Afrikës me kombëtaren e tij, Senegalit.

Kjo ishte hera e dytë që ish-ylli i Liverpoolit zgjidhet më i miri i vitit.

Ylli i Bavarezëve  është bërë lojtari i 10-të që fiton çmimin “Futbollisti Afrikan i Vitit” më shumë se një herë.

Sulmuesi senegalez mposhti në garë ish-bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, Mohamed Salah dhe portierin senegalez të Chelseat, Edouard Mendy. /Telegrafi/