Site icon Telegrafi

Sadio Mane thyen rekordin e Demba Ba për numrin e golave në Ligën Premier

Sadio Mane (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Sadio Mane është bërë lojtari senegalez me më së shumti gola të shënuar në histori të Ligës Premier.

Sulmuesi i Liverpoolit e shënoi golin e 17-të sezonal ndaj Fulhamit të dielën në ndeshjen e zhvilluar në Craven Cottage, ndërkohë që skuadra e tij vazhdon garën për titullin e kampionit në Angli.

Sadio Mane shënoi një gol dhe nxori një penallti (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Falë këtij goli, Mane e ka kaluar rekordin e Demba Ba, i cili në sezonin 2011/2012 kishte shënuar 16 gola për Newcastle Unitedin.

Lexo po ashtu Liverpooli mposht Fulhamin dhe ngjitet sërish në vend të parë

Po ashtu, ai e ka kaluar edhe rekordin personal prej 10 golash, të cilin e kishte vënë në edicionin e kaluar.

Për më shumë, 26-vjeçari është përfshirë në garë për golashënuesin e vitit duke konkurruar me Harry Kane, Piere-Emerick Aubameyang e Mohamed Salah. /Telegrafi/

Exit mobile version