Sadio Mane ka folur për fitoren në Kupën e Kombeve të Afrikës me Senegalin, ku në finale fituan kundër Egjiptit të shokut të skuadrës te Liverpool, Mohamed Salah.
Mane ka dhënë një intervistë për “Que Golazo” në Youtube, ku theksoi se nuk kanë diskutuar ende siç duhet për ndeshjen në fjalë me shokun e tij Salah.
“Nuk kemi folur ende për këtë sepse e di që ai është akoma i zhgënjyer. Folëm vetëm për gjendjen mendore që kishim para penalltive”.
“Kur e pashë të afrohej te portieri për të folur në momentin që unë do gjuaja, u afrova edhe unë për t’iu përgjigjur dhe i thash që do realizoj”.
“Në folëm pak për këtë çështje dje dhe kemi qeshur, ka treguar Mane.
Senegali u shpall kampion i Afrikës pas penalltive, ndërsa Mane humbi një goditje gjatë ndeshjes pas komunikimit të Salah me portierin e Egjiptit, Abou Gabal – Gabanski. /Telegrafi/