Site icon Telegrafi

Sadio Mane do të largohet në verë nga Bayern Munich, mund të rikthehet te ish klubi

Sadio Mane do të largohet nga Bayern Munich pas incidentit ku goditi bashkëlojtarin e tij, Leroy Sanen  dhe tashmë mediat angleze po shkruajnë se ai ka një dëshirë të madhe që të kthehet në Liverpool dhe të veshë sërish fanellën e këtij klubi.

Mediat gjermane shkruajnë se vendimin e ka marrë trajneri Thomas Tuchel dhe se pasi ka biseduar me drejtuesit e Bayern Munich, ai u ka thënë se janë të lirë ta shesin senegalezin, pra se nuk është në planet e tij fillestare për sezonin e ardhshëm.

Menjëherë pas kësaj u shfaqën informacione se Mane dëshiron të kthehet në Angli.

Ai është i gatshëm të veshë sërish fanellën e Liverpoolit, ku ishte prej më të mirëve, por ishte i pakënaqur me kushtet në këtë klub.

Mane erdhi në Bayern nga Liverpooli për 41 milionë euro, ndërsa më parë ka luajtur për Metz, Salzburg dhe Southampton, nga të cilët shkoi në Liverpool dhe fitoi Ligën e Kampionëve dhe titullin e kampionit në Angli.

Senegalezi u gjobit me 500 mijë euro, që është gjoba më e madhe në historinë e klubit nga Mynihu.

Pasi nuk luajti ndeshjen e fundit kundër Hoffenheimit, Mane mund të rikthehet në listën e Bayernit në ndeshjen kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version