Site icon Telegrafi

Sadio Mane shënon golin e parë me Bayern Munichun në një ndeshje zyrtare

Sulmuesi senegalez, Sadio Mane ka debutuar me gol në një ndeshje zyrtare me Bayern Munichun.

Bayern Munichu e mbylli pjesën e parë ndaj RB Leipzig me rezultat 3-0 në kuadër të Superkupës së Gjermanisë.

Golat për Bavarezët u shënuan nga Jamal Musiala (14’), Sadio Mane (31’) dhe Benjamin Pavard (45’).

Për sulmuesin senegalez ky ishte goli i parë zyrtar pas transferimit këtë verë nga Liverpooli për rreth 30 milionë euro.

Ky gol i Manes erdhi pas asistimit të Serge Gnabryt. /Telegrafi/

https://twitter.com/MimosaFawaz/status/1553459227540295681

Exit mobile version