Sadio Mane u transferua nga Liverpooli te Bayern Munich këtë verë, pasi gjermanët paguar 32 milionë euro.
Sulmuesi senegalez ka shënuar dy gola për kampionët e Gjermanisë në tri ndeshje të deritanishme.
Mane njihet si një humanitar i madh, i cili ndërton spitale dhe investon në infrastrukturë dhe arsim në vendlindjen e tij, Senegal, por ai befasoi shumë me një dhuratë që e dërgoi për punonjësit e Liverpoolit.
Mane dërgoi gjithsej 150 dhurata për punonjësit në të gjithë sektorët e Liverpoolit si shenjë falënderimi për gjithçka që kanë bërë për të gjatë gjashtë viteve të fundit.
TRUE✅ Sadio Mané sends 150 packages to the employees of @LFC from the cleaning lady to the security guard, everyone gets a chocolate with a portrait of Sadio and a handwritten card #PodcastBayernInsider
— Christian Falk (@cfbayern) August 14, 2022
Të gjithë në klub, nga pastruesit e deri te rojet e sigurisë, morën një pako me çokollata, një foto të Manes dhe një falënderim të firmosur personalisht.
Shumë shpejt fotot e dhuratës u përhapën në rrjetet sociale, ku disa nga tifozët filluan të tallen me faktin se ai vendosi foton e tij në çokollatë, diçka e papritur.
https://twitter.com/thenewshooked/status/1559928719183077376
Mane luajti për Liverpoolin që nga viti 2016 dhe pas 269 ndeshjeve të luajtura dhe 120 golave, vendosi të largohej nga klubi. Ai ka luajtur edhe te Metz, Salzburg dhe Southampton. /Telegrafi/