Sadio Mane ka mposhtur konkurrencën e Sergio Agueros duke u shpallur lojtari më i mirë i muajit mars në Ligën Premier.
Sulmuesi senegalez ka qenë vendimtar me The Reds duke ndihmuar skuadrën e Jurgen Klopp të arrijë fitore të rëndësishme që e kanë mbajtur në krye të Ligës Premier.
Mane shënoi dy gola ndaj Burnleyt, ndërsa fitoi një 11-metërsh dhe realizoi një gol ndaj Fulham.
Edhe ndaj Tottenham ai zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer ndërsa nuk arriti të linte shenjë në derbin ndaj Everton.
Goli më i bukur i muajit u zgjodh ai francezit të Brighton Nokaert në sfidën ndaj Crystal Palace./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nRQwFflvUxw