Telegrafi

Sadio Mane i gatshëm ta lë Liverpoolin pa titull: Është çmenduri të përjashtohet sezoni, por coronavirusi është në rend të parë

Sadio Mane ka thënë se është çmenduri që ky sezoni i Ligës Premier të përjashtohet, por lufta kundër coronavirusit është në rend të parë.

Liverpooli është shumë afër të fitojë titullin e ligës angleze, pas më shumë se 30 vite pritjeje, mirëpo edicioni është përjashtuar aktualisht shkaku i pandemisë botërore.

“Edhe pse nganjëherë them se futbolli është jeta ime, mirëpo vjen një moment kur ju i thoni vetës: ‘Uau, çfarë po ndodhë aktualisht në bot[ë?’ Dhe ju nuk dëshironi të dëgjoni më pas për futboll”, ka thënë ai.

“Gjëja më e rëndësishme para se të mendoni për futbolli, është shëndeti global. Jeta është shumë më e rëndësishme. Kështu që ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, të tentojmë të luftojmë kundër coronavirusit dhe të largohemi nga kjo gjendje”.

Lexo po ashtu Klopp zbulon arsyen pse e refuzoi transferimin e Sadio Manes te Dortmundi

“Është duke kaluar tani dhe do të largohet përfundimisht. Do të ishte pikëlluese nëse përjashtohet sezoni. Të jesh 25 pikë përpara, në vetëm nëntë ndeshje dhe ju nevojiten vetëm edhe dy fitore, do të ishte çmenduri për të gjithë në klub”, ka shtuar më tej Mane.

27-vjeçari është i bindur se ata do të fitojnë titullin e Ligës Premier dhe e gjithë kjo situatë me virusin do të kalojë. /Telegrafi/