Armando Sadiku ka vazhduar me gola në futbollin polak.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka shënuar në fitoren e Legias 4-0 në udhëtim Ruch.
Ndeshja ishte e vlefshme për Kupën shtetërore të Polonisë, ndërsa pas kësaj fitore Legia ka kaluar në raundin tjetër.
Reprezentuesi shqiptar u fut në lojë në minutën e 60-të, ndërsa pas katër minutave realizoi golin e dytë për skuadrën e tij.
Përpos golit në Kupën e Polonisë, Sadiku ka shënuar edhe dy gola të tjerë në kampionatin polak.
Ish-anëtari i Zurichut dhe Luganos ka statistika të mira edhe me asistime, pasi ka bërë tre të tillë në elitën e futbollit të Polonisë.
Kujtojmë që Sadiku iu bashkua gjatë afatit kalimtar veror Legias nga skuadra zvicerane Zurich. /Telegrafi/