Site icon Telegrafi

Sadiku tregon se çfarë mesazhi mori prej De Biasit para takimit me Spanjën

Pas dëmtimit të Sokol Çikalleshit, e vetmja pikë referimi në sulmin e Kombëtares shqiptare mbetet Armando Sadiku.

Sulmuesi 26-vjeçar do të ketë barrën mbi shpatulla për të udhëhequr i vetëm repartin e avancuar, me shpresën e madhe për një mrekulli në dy sfidat spektakolare ndaj Spanjës në 6 tetor dhe ndaj Italisë në 9 tetor.

Në konferencën për shtyp para gazetarëve, Sadiku nuk e ka mohuar dëshirën për të gjetur rrugën e rrjetës në të dy sfidat, si dhe tregon për mundësitë që Kombëtarja ka për të marrë një rezultat pozitiv.

Lexo po ashtu De Biasi: Do të bëj tifo për Shqipërinë ndaj Spanjës dhe Italisë

Ndër të tjerash, futbollisti ka zbuluar se ka marrë një mesazh nga ish-trajneri i kombëtares, Gianni de Biasi.

“Nuk është se kam pasur ndonjë kontakt, thjesht i kam dërguar një mesazh, e kam uruar për detyrën e re. Nuk kam pasur ndonjë komunikim të gjatë”.

“Para 2-3 ditësh më ka shkruar një mesazh, në qoftë se fitoni ndaj Spanjës, do t’iu bëjnë heronj në Itali”, tha Sadiku.

Ndryshe, kombëtarja shqiptare të premten do të jetë mysafire e Spanjës ndërsa të hënën do të takohen me Italinë. /Panorama/Telegrafi/

Lexo po ashtu Lëndohet Cikalleshi, nuk luan kundër Italisë dhe Spanjës
Exit mobile version