Telegrafi

Sadiku shënon përsëri me Malagan, vetëm dy gola larg rekordit historik të klubit

Armando Sadiku ka vazhduar shkëlqimin me skuadrën spanjolle Malaga.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar një tjetër gol të rëndësishëm për këtë skuadër, e cila u ndal në shtëpi në barazim 1-1 nga Extremadura.

Ishte minuta e 28-të e ndeshjes kur sulmuesi shqiptar u asistua mjaftë mirë në zonë nga Tete dhe nuk e pati të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë për epërsinë momentale të Malagas.

29-vjeçari qëndroi në fushë për 73 minuta, ndërsa në këtë takim mungoi Keidi Bare për Malgan për shkak të suspendimit.

Për Sadikun goli ndaj Extremaduras ishte i 12-ti këtë kampionat teksa ka bërë edhe një asistim.

Elbasanasi është vetëm dy gola larg që të futet në histori të klubit spanjoll.

Shënuesi historik i Shqipërisë në Euro 2016, synon që të shënoj edhe dy gola me fanellën e Malagas këtë sezon për tu bërë golashënuesi më i mirë brenda një sezoni për Malgan.

Deri në fund të La Liga 2 janë edhe tetë ndeshje për tu zhvilluar dhe sigurisht që për Sadikun ka kohë të mjaftueshme për ta thyer rekordin e madh te Malaga. /Telegrafi/