Site icon Telegrafi

Sadiku reagon në lidhje me vajzën e trajnerit të Kombëtares (Foto)

Heroi i Shqipërisë, Armando Sadiku ka reaguar dhe nuk ka duruar më.

Armando Sadiku ka reaguar pas lajmeve të fundit, të cilat konfirmonin një lidhje mes tij dhe vajzës së ndihmës-trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Paolo Tramezzani.

Sulmuesi 22-vjeçar e mohoi lidhjen përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Të dashur miq, do të doja që bukuria e fitores me Rumaninë, të mos zbehët dhe të keqinterpretohet nga një foto krejtësisht e pafajshme dhe miqësore, që ka qarkulluar neper media ditëve te fundit”.

“Ju lutem mos aludoni për asgjë dhe mos shkruani gjëra te pavërteta për jetën time personale jashtë fushës se futbollit”.

“Dua të theksoj se arritjet e mia kanë vetëm një emërues të përbashkët: Punë dhe sakrifica pa fund dhe besimin tek zoti, nga ana ime dhe familjes time të shtrenjte, që gjithmonë ka qenë mbështetja dhe frymëzimi im”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version