Armando Sadiku ka arritur që të realizojë golin e 11-të me Malagan në kampionat, ku ka tundur rrjetën ndaj Huescas.
Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 1-1, me sulmuesin shqiptar që ka barazuar pak para përfundimit të 45 minutave.
Një penallti e akorduar me VAR në favor të Malagas pas një kontakti në zonën kundërshtare, ndërsa pavarësisht dyshimeve që kishte mbi atë rast, u vendos që të jepej 11-metërshi.
Sadiku nuk gaboi nga pika e bardhë, duke e gjetur golin e 11-të në kampionat, pas bllokadës nga COVID-19.
1-1 Min41| ? GOOOAL GOOOOOAL GOOOOOOOOOOAL GOAL
FROM THE NUMBER ‘9’, GOOOOAL SCORED BY @ArmandoSadikuProvided by @tesesa_malaga #MálagaHuesca⚽️ #MCFLive pic.twitter.com/MWZYT6Xb29
— Málaga CF English (@MalagaCF_en) June 12, 2020
Sadiku ka ndryshuar edhe stilin e flokëve, duke u dukur paksa si Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/