Armando Sadiku ka shkëlqyer për Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen miqësore ndaj Turqisë.
Ylli shqiptar ka shënuar dy gola në fitoren e Shqipërisë 3-2, duke u shpallur edhe futbollisti i ndeshjes.
Por loja e famshme ‘FIFA Mobile’, e ka futur atë në mesin e futbollistëve rezervë në formacionin e javës.
Falë dy golave të shënuar, Sadiku është futur në mesin e 23 lojtarëve më të mirë në botë për javën që lamë pas.
Në formacionin e parë ndodhen yje si Artur Boruc, Grancvist, Ricardo Rodriguez, Mehdi Benatia, Sime Vrsaljko, David Silva, Christian Eriksen, Tolisso, Sadio Mane e Son.
Ndërkohë tek lojtarët rezervë përveç Sadikut janë edhe, Manuel Fernandes, Adem Ljajic, Emanuele Calaio etj.
Kujtojmë që pjesë e këtij formacioni më parë ka qenë edhe sulmuesi tjetër shqiptar Besart Berisha. /Telegrafi/