Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka folur pas duelit të humbur ndaj Ukrainës, duke u shprehur optimist.
Ai tha se ekipi luajti lojë të mirë dhe meritoi së paku barazimin.
Sadiku shënoi golin e vetëm të Shqipërisë në këtët takim.
“Kisha rastin për të kaluar në epërsi, edhe Lenjani qëlloi shtyllën. Merituam barazimin në këtë takim, por duhet të përmirësohemi dhe t’i eliminojmë gabimet”.
“A do të jem startues? Jam profesionist, kjo është në dorën e trajnerit. Nëse e meritoj, më vjen mirë, por trajneri vendos a qëndroj në stol, apo luaj 5 minuta, unë pranoj vendimin e tij dhe kur ai ka nevojë për mua unë hyj dhe bëj më të mirën”, potencoi Sadiku. /Telegrafi/