Armando Sadiku pësoi një lëndim në takim që Zurichu e fitoi 3:0 ndaj Servettes.
Gianni De Biasi dhe gjithë tifozët shqiptarë u merakosën që sulmuesi kryesor i Shqipërisë u lëndua.
Mirëpo ka qenë vetë sulmuesi nga Elbasani që ka dhënë lajmin e mirë, pasi do të pushojë vetëm një javë dhe jo më shumë.
Ai do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë, ndaj Litenshtajnit në udhëtim dhe ndaj Spanjës në Shkodër.
“Pas përgjigjes së rezonancës magnetike çdo gjë, faleminderit zotit është në rregull me gjurin tim”.
“Mjekët mendojnë që pas një jave mund të jem përsëri i gatshëm 100% në fushë”, ka shkruar Sadiku në profilin e tij në Instagram. /Telegrafi/