Telegrafi

Sadiku i jep një lajm të mrekullueshëm Shqipërisë (Foto)

Armando Sadiku (Foto: Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku duket se ka kaluar lëndimin e pësuar.

Anëtari i skuadrës zvicerane Zurich, është grumbulluar nga De Biasi edhe pse kishte një lëndim.

Por duket se Sadiku ka kaluar lëndimin dhe është i gatshëm për Kombëtaren në sfidën ndaj Izraelit.

Ka qenë vetë futbollisti që ka konfirmuar se ka kaluar lëndimin nëpërmjet një fotoje në rrjetin sociale Facebook.

“Përshëndetje nga Elbasani. Po pushoj për ndeshjen e nesërme në mbrëmje”, shkroi Sadiku. /Telegrafi/