Njeriu që hyri në histori të futbollit shqiptar, Armando Sadiku, natyrisht se ishte i ngazëllyer me golin e shënuar ndaj Rumanisë.
Ishte goli i sulmuesit kuqezi që i dha triumfin e parë Shqipërisë në Kampionate Evropiane dhe njëherësh ai është i pari shqiptar që shënon në këtë turne.
“Jam i lumtur për golin dhe e falënderoj trajnerin për mundësinë e dhënë. Jam sulmues dhe duhet të shënoj, por meritën e ka i gjithë ekipi. Kjo fitore ishte meritore dhe jam shumë i lumtur”.
“Kualifikimi në fazën tjetër do të ishte diçka speciale, golin ua dedikojë tifozëve”, ka thënë Sadiku. /Telegrafi/