Telegrafi

Sadiku e nis me gol, por nuk e feston (Video)

Pavarësisht problemeve të shumta dhe bllokimit të transferimit për në një tjetër skuadrës, Armando Sadiku ka shënuar që në ndeshjen e parë të kampionatit me Zurichut në kategorinë e dytë të futbollit zviceran.

Zurich fitoi 2-0 ndaj Winterthur dhe Sadiku shënoi golin e dytë në këtë ndeshje.

Ishte minuta e 82-të kur Armando merr një krosim brenda zonës e më pas me një goditje të bukur me kokë shënon golin e parë zyrtar për këtë sezon.

Pavarësisht se bëri maksimumin gjatë ndeshjes për të shënuar është parë qartë mërzitja te futbollisti, kundrejt drejtuesve të klubit, të cilët po synojnë ta mbajnë lojtarin në ekip pavarësisht dëshirës së tij për t’u larguar.

Pas shënimit të golit, Sadiku nuk ka festuar aspak.

Mbetet për t’u parë nëse deri në fund të këtij afati sulmuesi i kombëtares kuqezi do të vazhdojë të qëndrojnë në radhët e ekipit të kategorisë së dytë në Zvicër apo do të largohet në një tjetër skuadër më të fortë.

Për Zurichun u paraqit edhe Burim Kukeli.