Telegrafi

Sadik Krasniqi- Diki lanson projektin e ri “Ledhatare”

Sadik Krasniqi- Diki Foto: YouTube

Këngëtari i njohur, Sadik Krasniqi-Diki, është ndër më të kërkuarit në mbrëmjet muzikore.

Ai përmes interpretimit të mrekullueshëm të këngëve, ka arritur të grumbullojë mijëra mbështetës.

Andaj, për t’iu qëndruar më afër, Kraniqi po vazhdon të jetë aktiv sa i përket prurjeve të reja.

Së fundmi në treg ka sjell këngën “Ledhatare”, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur ES Records.

Tekstin e ka shkruar Aldi Loca, derisa për pjesën vizuale ka punuar M Production.

Kujtojmë se kjo prodhimtari muzikore është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/