Telegrafi

Sacchi sulmon Messin, nuk është argjentinasi më i mirë ndonjëherë!

Arrigo Sacchi pohon e Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë sot, por nuk është argjentinasi më i madh që ka luajtur ndonjëherë futboll.

Messi ka lënë kombëtaren argjentinase në qershor, pasi e humbi një finale të tretë në vitet e fundit, duke bërë që Sacchi të deklarohet se sulmuesit të Barcelonës i mungojnë cilësitë e yllit Maradona dhe legjendës së Real Madridit, Alfredo Di Stefano.

“Messi është lojtari më i mirë në botë sot, por ai nuk ka personalitetin e Maradonas. Diego bërë dallimin në Itali dhe Spanjë”, deklaroi Sacchi për La Nacion, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Bomba në Spanjë: Laporta akuzon Bartomeun, dëshiron ta largoj Messin nga Barca!

“Maradona apo Di Stefano, janë argjentinasit më të mirë. Ata ishin të dy të mirë. Të ndryshëm, por më të mirë. Maradona ishte më i talentuar, por Alfredo ishte kudo”.

“Messi nuk ka entuziazëm për Argjentinën në këtë moment, por unë e kuptoj se ai do të pendohet, sepse ai ka borxh ndaj Argjentinës, kështu që ai duhet të kthehet. Ata nuk mund të humbasin lojtarin më të mirë në botë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/