Telegrafi

Sacchi: Insigne do të ishte zëvendësuesi perfekt për Neymarin

Ish-trajneri i Italisë, Arrigo Sacchi, ka thënë se Lorenzo Insigne do të ishte ‘zëvendësimi perfekt’ për Neymarin te Barcelona.

Pasi braziliani kaloi te Paris Saint-Germain për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh, klubi katalunas vendsoi ta zëvendësojë atë me Ousmane Dembelen nga Borussia Dortmund.

“Lorenzo Insigne do të ishte një zëvendësim perfekt për Neymarin te Barcelona. Ai është talenti më i madh italian në 10 vitet e fundit”.

“Nuk me mendoj se Barcelona janë në një nivel me Real Madridin”, ka thënë Sacchi për La Gazzetta dello Sport.

Vlen të theksohet se Barcelona kishte kërkuar edhe Philippe Coutinhon, por Liverpooli nuk kishe pranuan shitjen e tij. /Telegrafi/