Telegrafi

Sabri Fejzullahu vjen me këngën e re “Vula e dashurisë”

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ditën e sotme (e shtunë) ka publikuar këngën e re.

“Vula e Dashurisë” mban titullin projekti i ri, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga kompozitori Ilir Berani, kurse për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Wirusi.

Sabri Fejzullahu (Foto: YouTube)

Producimin e ka realizuar EmraCom, ndërkohë që klipi u realizua nga produksioni “Max Production”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Pavarësisht viteve, Fejzullahu vjen me një paraqitje elegante e atraktive në videoklip.

Projekti tanimë është i disponueshëm edhe në kanalin e ‘Arkiva Shqip’ në YouTube. /Telegrafi/