Telegrafi

Sabri Fejzullahu vazhdon të jetë në top formë, nga SHBA-të në Vushtrri, e më pas në Ferizaj!

Sabri Fejzullahu (Foto: YouTube/MProduction)

Sabri Fejzullahu vazhdon të jetë një prej këngëtarëve që nuk ndalet asnjëherë.

Mosha për të është vetëm numër, pasi Sabriano gjithnjë shfaqet energjik për sfidat përpara.

Ai gjithnjë sigurohet që të ngrohë zemrat e publikut sa herë gjendet në skenë, ndërsa me hitet e shumta përgjatë karrierës, dashuria nga publiku asnjëherë nuk i ka munguar.

Edhe pse 71 vjeçar, Sabri Fejzullahu nuk ndalet asnjëherë.

Ai qëndroi së fundmi në SHBA ku realizoi një seri të paraqitjeve.

Me të arritur mbrëmë nga SHBA-të, ai vazhdoi direkt në Vushtrri për të performuar në një prej klubeve të qytetit, e pasi ndezi aty atmosferën, nuk ishte fundi i mbrëmjes për të.

Sabri Fejzullahu mbrëmjen e mbylli në Ferizaj në Coco Club, aty ku edhe dëshmoi se pse vazhdon të jetë prej artistëve më të kërkuar.

Këngëtari është dëshmi e vërtetë se mosha është vetëm numër dhe se atë nuk mund ta largojë askush nga skena derisa të ekzistojë dashuria e publikut. /Telegrafi/