Telegrafi

Sabri Fejzullahu sjell projektin e ri muzikor “Jeta pa ty”

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, sot (e shtunë) ka lansuar këngën e re.

Projekti i tij i radhës mban titullin “Jeta pa ty”, që e ka sjell të kompletuar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga Ilir Berani, kurse për muzikën dhe orkestrimin u kujdes Wirusi.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi ndërkaq u bë nga EmraCom dhe tanimë është publikuar në kanalin e Arkiva Shqip në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoja nga ana tjetër është realizuar nga produksioni “Max Production”.

Foto: Screenshot/YouTube

Fejzullahu ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip, i cili krahas viteve shquhet për stilin e veçantë.

I njëjti po vazhdon të jetë tejet i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/