Këngëtari i mirënjohur i muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Për dashurinë” mban titullin kënga dhe në bazë të kësaj kjo këngë i dedikohet vetëm dashurisë.
Projekti është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale, ndërsa këngëtari vjen me paraqitje të mahnitshme.
Tekstin dhe muzikën e ka realizuar kompozitori Pirro Çako, kurse për orkestrimin është përkujdesur Virusi.
Producent ekzekutiv i kësaj kënge është moderatori dhe ish-aktori, Shpëtim Desku.
Projektin tashmë mund ta gjeni të disponueshëm në platformën e njohur YouTube.
Pavarësisht viteve, Sabriu po qëndron shumë aktiv me prurje të reja muzikore dhe shumë i admiruar nga publiku. /Telegrafi/