Site icon Telegrafi

Sabri Fejzullahu publikon këngën e re “Ti” (Video)

Këngëtari shumë i dashur për publikun Sabri Fjezullahu, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re me titull “Ti.

Kënga e re është ritmike, e punuar nga Valter Terry Beqo, teksa vargjet e tekstit i ka shkruar 2 Step.

Ndonëse numëron vite mbi supe, ai vazhdon ta mbajë veten mjaft mirë në formë, teksa vjen atraktiv dhe mjaft energjik gjatë performancës së tij në klip.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit EMF Creative, gjersa ajo e publikimit në YouTube, aplikacionit Premier.

Këngëtari pritet të jetë mjaft aktiv edhe në programet për festat e fundvitit. /Telegrafi/

Exit mobile version