Site icon Telegrafi

Sabri Fejzullahu publikon këngën e re “Dashnija jeme”

Foto: M Production/YouTube

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Dashnija jeme” titullohet kënga e tij e re, e cila është popullore ritmike.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga Irkenc Hyka, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Petro Xhori.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Prishtinë.

Foto: M Production/YouTube

Ana vizuale e projektit i është besuar M Production.

Përveç projekteve muzikore, Fejzullahu vazhdon të jetë shumë i angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ESADNNITLdg

Exit mobile version