Telegrafi

Sabri Fejzullahu lutet për shëndetin e humanistit Halil Kastrati: Ti shpirt i bamirësisë që i gëzon mijëra e mijëra njerëz

Foto: Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjete sociale.

Ai shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, gjersa së fundmi ka bërë një reagim për humanistin e njohur, Halil Kastratin.

Kjo pasi ky i fundit vuante prej një kohësh nga hernia dhe që tani duket se ka bërë një ndërhyrje.

Sabri Fejzullahu (Foto: Instagram)

Fejzullahu, i cili ruan raporte të mira me Kastratin, thotë se është duke u lutur që të bëhet më mirë duke qenë se tashmë ka ndihmuar mijëra njerëz.

“Ti shpirt i bamirësisë që i gëzon mijëra e mijëra njerëz, sot lutemi për ty që të bënë më mirë dhe po me siguri se Zoti ty të ruan”, kanë qenë fjalët e tij.

Lexo po ashtu Fitoren ndaj Dukagjinit, Llapi ia dedikon Halil Kastratit

Krahas tij, deri më tani reagimet kanë qenë të shumta edhe nga figurat e tjera publike e liderët politikë.

Halili këtë kohë ka ndërprerë aktivitetet e tij bamirëse për shkak të problemeve shëndetësore që i theksuam më lartë. /Telegrafi/