Telegrafi

Sabri Fejzullahu feston ditëlindjen, mbi gjysmë shekulli karrierë

Sabri Fejzullahu (Foto: Instagram/sabrifejzullahu_official)

Këngëtari dhe aktori i mirënjohur, Sabri Fejzullahu, sot (16 shtator) feston ditëlindjen. Ikona  e skenës shqiptare ka lindur më 16 shtator të vitit 1947 në Podujevë dhe sot ka mbushur 72 vjet.

Megjithëse ka kohë që i kaluar të shtatëdhjetat dhe është në dekadën e tetë të jetës, ai vazhdon të jetë shumë vital dhe aktiv.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sabri Fejzullahu

Sabriu vazhdon karrierën muzikore duke publikuar projekte të reja dhe njëherësh nuk mungon edhe në koncerte për të performuar para fansave të shumtë.

Natyrisht se nuk ka mundur të mungojë urimi i djalit të tij, këngëtarit Ermal Fejzullahu, që ka marrë pëlqime të shumta.

“Urime ditëlindjen mbret”, ka shkruar Ermali, ndërsa urimit i janë bashkëngjitur shumë emra të tjerë të skenës, si Kida, Robert Berisha, Ledri Vula, 2Po2, Lyrical Son, Albatrit Muqiqi, Teuta Selimi e shumë të tjerë. /Telegrafi/