Site icon Telegrafi

Sabri Fejzullahu dhe Heki sjellin këngën e re “Dy zemra”

Sabri Fejzullahu (Foto: YouTube)

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, sot (e hënë) ka publikuar këngën e re.

“Dy zemra” mban titullin ky projekt, të cilin e ka sjell në bashkëpunim me artistin e ri të quajtur, Heki.

Projekti është i shoqëruar edhe me klip, teksa flet për dashurinë ku si protagonistë në klip janë një vajzë e një djalë.

Sabri Fejzullahu dhe Heki në klipin e ri (Foto: YouTube)

Tekstin dhe muzikën e ka bërë Kreshnik Avdiu, kurse për orkestrimin është përkujdesur Arti Rec.

Videoja u realizua nga ‘UrbanGraphics’.

Përkundër viteve në skenë, Sabriu po vazhdon të jetë shumë i angazhuar me prurje muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version