Këngëtarët e njohur të estradës, babë e bir Sabri dhe Ermal Fejzullahu, janë ndër këngëtarët më të dashur për publikun.
Ata janë shumë aktivë në skenë me projekte muzikore, ndërsa vëmendje herë pas here kanë marrë edhe dy bashkëshortet tyre, Hera (nëna e Ermalit), dhe Ariana, bashkëshortja e tij.
Së fundmi, Ariana ka qenë ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram Story, një fotografi familjare, ku shfaqen dy çiftet e shtëpisë së bashku.
Nga ambienti në të cilin fotografia është realizuar, duket të ketë qenë një dasmë në të cilën familja janë paraqitur me shumë klas, por që vëmendjen më të madhe e morën Hera dhe Ariana, me elegancën e tyre. /Telegrafi/