Këngëtari mirënjohur, Sabri Fejzullahu, është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Legjenda e muzikës shqipe është nderuar me këtë medalje për të arriturat e tij në skenën e muzikës dhe në aktrim.
“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova një prej këngëtarëve më të pëlqyer të publikut tonë për më shumë se gjysmëshekulli”.
“Gati tërë jetën e tij, Sabriu na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij. Na ka treguar bukuritë e jetës, por edhe na ka bërë të mendojmë për detyrat dhe obligimet për shoqërinë tonë”, shkruan në profilin e presidentit në Facebook.
Sabriu ka pas vetës një karrierë më shumë se 50-vjeçare, si këngëtar dhe aktor, dhe ndër vite i ka argëtuar shqiptarët me muzikën dhe humorin e tij.
71-vjeçari i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve, mirëpo edhe në periudhën moderne, ai ka arritur që të pëlqehet edhe nga gjeneratat e reja dhe muzika e tij vazhdon të dëgjohet sot e kësaj dite.
Ndërkohë që Fejzullahu nuk rresht duke sjellë materiale të reja muzikore dhe performanca në evenimente të ndryshme argëtimi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ZFYbQ6t3Niw