Ditën e sotme bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur, Sabri Fejzullahu, Nera Fejzullahu feston ditëlindjen.
Ajo njëherësh është një personazh mjaft i përfolur në faqet rozë dhe e gjithë kjo falë partnerit të saj.
Për këtë ditë të veçantë, Sabriu është kujdesur që të zgjedh fjalët më të ëmbla për gruan e tij, me të cilën ka ndarë një pjesë të madhe të jetës.
“Me i zbritë yjet prej qielli për ty nuk mundem. Me të dashtë me loçkë të zemrës deri në frymën e fundit kam me të dashtë. Edhe 100 tjera qysh na e do zemra. Lali yt”, kanë qenë fjalët e legjendës së muzikës shqipe.
Krahas imazhit të ndarë në rrjetin social, Instagram, nuk munguan as urimet e shumta nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e tij.
Ndryshe, Sabri Fejzullahu dhe gruaja e tij, Nera kanë së bashku tre fëmijë: djalin Ermalin dhe dy vajzat Adelina dhe Bulza. /Telegrafi/