Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat e tij në rrjetet sociale.
Teksa publikon imazhe të ndryshme me familjarët, ai nuk heziton që herë pas here të ndajë me publikun edhe ndonjë fotografi me bashkëshorten dhe dedikimet romantike të tij.
Së fundmi, ai publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi nga e kaluara, ku shfaqej vite më parë me bashkëshorten e tij, Nerën.
Në mbishkrimin e kësaj fotografie, ai nuk nguroi të tregohet kreativ teksa zgjedh fjalët më të ëmbla për t’ia dedikuar bashkëshortes së tij.
“Nerushe, ti nur i bukurisë”, kanë qenë fjalët e këngëtarit Fejzullahu përbri këtij imazhi.
Përndryshe, Sabri Fejzullahu dhe gruaja e tij Nera (Nergjivan) Fejzullahu kanë së bashku tre fëmijë: djalin Ermalin dhe vajzat Adelina dhe Buna. /Telegrafi/