Telegrafi

Sabri Fejzullahu me dedikim emocional pasi u bë sërish gjysh

Foto: Sabri Fejzullahu/Instagram

Këngëtari shumë i njohur për publikun, Sabri Fejzullahu, duket se është emocionuar tej mase me ardhjen në jetë të fëmijës së katërt të djalit të tij, Ermalit, dhe nuses, Arianës.

Ai ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një portret familjar të Ermalit, ku shfaqet bashkë me gruan dhe katër fëmijë e tyre tashmë.

Në mbishkrimin e fotografisë, Sabriu nuk i ka mbajtur dot emocionet, duke shkruar disa fjalë zemre për mbesën e tij të sapo-ardhur në jetë.

“O Zot i madh sa të lumtur jemi Nera e unë me juve. Mirë se na erdhe në jetë o shpirti ynë Ana. Qofsh e lumtur përjetë”, ka shkruar Sabri Fejzullahu në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Përndryshe, të njëjtën fotografi së fundmi e publikuan në rrjetet sociale edhe Ermali me Arianën, duke treguar se sa të lumtur ndjehen që familja e tyre u shtua.

Babë e bir, Sabri dhe Ermal Fejzullahu kanë pasur gjithnjë sukses në rrugëtimin e tyre muzikor në estradën shqiptare, duke sjell hite të shumta ndër vite. /Telegrafi/