Telegrafi

Sabiani sjell këngën e re “Adrenalina”

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabiani, ka prezantuar ditën e sotme (e diel) projektin e ri muzikor.

“Adrenalina” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Biancën.

Teksti është shkruar nga Saia me muzikë nga Marsel Gunga.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi ndërkohë u bë nga Gravity Music.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videon e plotë tashmë e gjeni në platformën YouTube në kanalin zyrtar të Sabianit.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti këtë vit ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore, ndonëse nuk ka munguar edhe me koncerte.

Sabiani po ashtu mori vëmendje me paraqitjen në Big Brother VIP, pasi hyri për herë të dytë. /Telegrafi/