Telegrafi

Sabiani ‘shpërthen’ në të qara nga befasia që i vjen nga ajri në shtëpinë e Big Brother VIP

Foto: Top Channel

E enjtja ka qenë shumë dinamike brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kjo pasi banorja e shumëpërfolur Fifi ka lënë shtëpinë me dëshirën e saj, pas gjendjes së rënduar emocionale që ka shfaqur gjatë këtyre ditëve.

Ndërkohë, një befasi e këndshme i ka ndodhur banorit tjetër të shtëpisë, këngëtarit Sabiani.

Lexo po ashtu Fifi mirëpritet ngrohtë nga ish-banorët e Big Brother VIP pas daljes nga shtëpia

Atij i ka ardhur nga ajri një bluzë me dron, të cilën ia kishin dërguar familjarët e tij.

“Vazhdo kështu babai, të duam”, shkruhej në këtë bluzë, e cila i është dërguar atij nga fëmijët e tij.

Me të marrë befasinë e këndshme, Sabiani nuk i ka mbajtur lotët duke ‘shpërthyer’ në të qara nga emocionet. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.