E enjtja ka qenë shumë dinamike brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Kjo pasi banorja e shumëpërfolur Fifi ka lënë shtëpinë me dëshirën e saj, pas gjendjes së rënduar emocionale që ka shfaqur gjatë këtyre ditëve.
Ndërkohë, një befasi e këndshme i ka ndodhur banorit tjetër të shtëpisë, këngëtarit Sabiani.
Atij i ka ardhur nga ajri një bluzë me dron, të cilën ia kishin dërguar familjarët e tij.
“Vazhdo kështu babai, të duam”, shkruhej në këtë bluzë, e cila i është dërguar atij nga fëmijët e tij.
Me të marrë befasinë e këndshme, Sabiani nuk i ka mbajtur lotët duke ‘shpërthyer’ në të qara nga emocionet. /Telegrafi/