Sabiani ka qenë një prej banorëve më të diskutuar të shtëpisë së Big Brother VIP Albania vitin e kaluar.
Pikërisht në momentin kur askujt s’ia merrte mendja, ai u bë përsëri banor i këtij formati në edicionin e dytë.
Sabiani u fut të shtunën në shtëpi për t’i bërë një rreng vajzës së tij, Keisit, e cila gjithashtu është konkurrente në BBVA.
Ai i tha asaj kinse nuk është dakord për lidhjen e saj me Kristin, deri në momentin kur Arbana ua kumtoi lajmin se Sabiani po rifutet në Big Brother VIP Albania.
Përndryshe, produksioni ka njoftuar sonte (e shtunë) se në shtëpi do të futen gjashtë banorë të rinj. /Telegrafi/