“Big Brother VIP Albania” ka një fakt interesant që lidh dy edicionet e para: Sabiani ka qenë pjesëmarrës në të dyja sezonet.
Artisti i skenës shqiptare jo vetëm që arriti të bëjë përshtypje me pjesëmarrjen e tij, por edhe dha një premtim intrigues gjatë sezonit të dytë.
Sabiani, me një premtim që shumë e panë si një shaka, kishte deklaruar se do të kthehej edhe për edicionin e tretë.
Por me sa duket, e ka mbajtur fjalën. Ai do hyjë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3”, por e gjitha është në kuadrin e lojës për banorët, transmeton Top Channel.
Ndërkohë që sezonit të tretë i shtohet një element surprizë, kujtojmë momentin kur Sabiani u bë pjesë e shtëpisë për të qenë pranë vajzës së tij, Kejsit.
Ai ironizoi se nuk do të ndalet së hyri në shtëpinë e famshme, duke ngritur pritshmëri për fansat e spektaklit të cilët tani janë kuriozë të shohin se si do të përmbushë artisti këtë premtim interesant. /Telegrafi/