Telegrafi

Sabiani komenton puthjen e Ilirit me Arjolën: Edhe unë do puthesha në një situatë të tillë

(Foto: Screenshot/TopChannel)

Puthja ndërmjet balerinit Ilirit Shaqiri dhe aktores Arjola Demiri brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ka vazhduar të jetë kryetemë në faqet rozë.

Miku i Ilirit, Sabiani, ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku është pyetur lidhur me këtë temë.

“Shiko unë s’reagoj se besoj se ata po bëjnë një lojë nga vëllai i madh, s’është spontane”.

“Janë dy artistë që aktrojnë, s’ ka asgjë të keqe. Edhe unë do puthesha në një situatë të tillë”, ka deklaruar ai.

Lexo po ashtu Improvizuan skena nga filmat, Arjola dhe Iliri shkëmbejnë puthje në buzë

Gjatë emisionit, këngëtari ka folur edhe për këngën e tij të re dhe marrëdhënien e ngushtë shoqërore me Ilirin.

Gati i përlotur, Sabiani tregoi se mungesa e familjarëve dhe fëmijëve ishte pika që e bashkoi atë dhe balerinin, të cilin e uroi që ta shohë si fitues.

(Foto: Instagram/sabiani_original)