Site icon Telegrafi

Sabatini zyrtarizohet te Interi dhe Jiangsu Suning

Ish-drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, është zyrtarizuar nga kompania Suning si koordinator teknik i Interit.

62 vjeçari u largua nga Roma në tetorin e vitit të shkuar, për ta kaluar tani tek Inter.

Konferenca për shtyp ishte e shkurtër dhe u bë vetëm prezantimi i Sabatinit.

Suning e ka konfirmuar Sabatinin si koordinator i të dy skuadrave të tyre: Interit në Serie A dhe Jiangsu Suning Nanjing në Kinë.

Krahas Sabatinit, edhe Lele Oriali është një tjetër ish-drejtues, që pritet t’i bashkohet projektit të ardhshëm të Interit, ndërsa për drejtimin e ekipit po synohen trajnerë me peshë si Antonio Conte dhe Diego Simeone. /Telegrafi/

Exit mobile version