Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, ka thënë se Giallorossët nuk mund të bëjnë asgjë nëse dikush bën ofertë për Miralem Pjanic.
Mesfushori boshnjak ka një klauzolë prej 38 milionë eurosh dhe është raportuar se Juventusi mund ta aktivizojë.
Sabatini ka pranuar se kryeqytetasit nuk mund të bëjnë asgjë për ta bllokuar Zonjën e Vjetër, por e ka përsëritur dëshirën e klubit për ta mbajtur lojtarin.
“Sa i përket Pjanicit, jemi në një situatë kur nuk mund të bëjmë asgjë. Nuk mund të bëjmë asgjë, madje është më mirë që të mos e hapim telefonin, sepse është një marrëveshje që nuk duam ta bëjmë”.
“Pjanic mund të shkojë, vetëm nëse dikush e paguan klauzolën – por shpresojmë që të mos largohet”, ka deklaruar drejtori. /Telegrafi/