Site icon Telegrafi

Sabatini: Po e përcjellim Ramiresin dhe Teixeiran, Joao Mario nuk largohet

TURIN, ITALY - APRIL 12: Sporting director of Roma Walter Sabatini looks on prior to the Serie A match between Torino FC and AS Roma at Stadio Olimpico di Torino on April 12, 2015 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Drejtori i Interit, Walter Sabatini, ka thënë se janë duke e vëzhguar Ramiresin dhe Alex Teixeiran, ndërsa nuk duan ta largojnë Joao Mario.

Ish-shefi i Romës, Sabatini, është kontakt me klubin kinez, pasi ai punon për të dyja palët edhe për Interin edhe për Jiangsu Suning.

“Jemi në kontakt me trajnerin për t’i bërë disa lëvizje në janar”.

“Jemi duke e vëzhguar situatën e Ramires dhe Teixeira, por mbetet kohë që të definohet situata”.

Ai po ashtu ka folur edhe për Joao Marion, i cili është i lidhur me një largim që në janar.

Lexo po ashtu Interi dhe De Vrij arrijnë marrëveshje, Lazio në panik

“Ka nga ata lojtarë që duan ta fitojnë një vend në Kupën e Botës, Joao ka këtë problem, pasi luan pak . Nuk duam ta humbasin, që kështu Luciano Spalletti, do të punojë  më shumë me të”.

Ai po ashtu e ka përjashtuar një ndërrim me yllin e Paris Saint-Germain, Javier Pastore dhe atë të Manchester United, Henrikh Mkhitaryan.

“Ai është lojtar i yni dhe nuk duam ta humbasim”, ka thënë Sabatini. /Telegrafi/  

Exit mobile version