Telegrafi

Sabatini: Juventusi ta merr Icardin, do të shënojë gola deri kur të jetë 50 vjeç

Emri i Mauro Icardit lidhet prej kohësh Juventusin, ndërsa sulmuesi argjentinas nuk është një lojtar i formacionet te PSG.

Bardhezinjtë italianë e shohin si një nga lojtarët që mund të zëvendësojë spanjollin Alvaro Morata, i cili duket afër kalimit te Barcelona.

Ëalter Sabatini, një nga drejtuesit më të njohur të futbollit italian, i cili punoi si drejtor teknik i Interit në sezonin 2017/2018, e sheh me sy të mirë mirë kalimin e sulmuesit argjentinas te Juventusi.

“E shoh shumë mirë Icardin te Juventusi. Unë e kam pasur tek Interi, Mauro është një baba i shkëlqyer dhe në fushë arrin ta kuptojë më përpara se të gjithë se ku do shkojë topi”.

“Po flasim për një futbollit që do të shënojë 25 gola edhe kur të jetë 50 vjeç”, deklaroi Walter Sabatini në lidhje me 28-vjeçarin.

Icardi ka shënuar katër golave këtë sezon në kampionatin francez. /Telegrafi/