Lorenzo Insigne ka kompletuar transferimin tek skuadra kanadeze Toronto FC.
Ylli i madh italian do t’i bashkohet skuadrës kanadeze në verë, pasi do t’i përfundojë kontrata me klubin aktual Napolin.
Presidenti i Torontos, Bill Manning kishte thënë se vendosi ta transferonte Insignen pasi e pa në ‘Transfermarkt’ se ishte lojtar i lirë.
E kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak drejtorit të famshëm sportiv italian, Walter Sabatini.
Ish-drejtori i Romës, Lazios, Interit, Palermos e Bolognës ka thënë se është mungesë respekti për Insignen deklarata nga presidenti i Torontos.
“Munges respekti ndaj Insigne. Nuk i kanë parë ndeshjet e tij të shkëlqyera? Ai gaboi që shkoi atje, ai është i ri, kapiteni i Napolit, numri 10 i Italisë”, tha Sabatini.
Tutje Sabatini ka thënë se nuk e kupton vendimin e italianit që shkoi për më shumë para në MLS.
“Por tani kështu është, ata që kanë para duan më shumë. Nuk e kuptoj, nuk e kam kuptuar kurrë. Nëse fiton pesë milionë euro, çfarë nevoje ka të kërkosh tetë milionë? Kur ke një jetë të mirë me familjen, çfarë kërkon tjetër?”, u shpreh Sabatini.
/Telegrafi/