A mendoni se nuk zgjatni shumë nën çarçafë? Shumicës së çifteve nuk u zgjatë sa ju mund të mendoni.
Pas marrjes së informacioneve nga 432 çifte, kompania ‘Lovely’ ka zbuluar se seksi mesatarisht u zgjatë çifteve 12 minuta, transmeton Telegrafi.
Disa prej çifteve të anketuar kishin pranuar se seksi u zgjatë 19 minuta dhe kishin qenë tejet të kënaqur në shtrat. Por, ndryshe nga ta, disa prej tyre kishin raportuar se pavarësisht se janë të lumtur me jetën e tyre seksuale, ata duan të ndryshojnë diçka herën tjetër që bëjnë seks.
E këta të fundit kishin deklaruar se seksi u zgjatë mesatarisht shtatë minuta.
Pavarësisht se ‘Lovely’ i ka anketuar kryesisht për pozicionet e tyre të preferuara në seks dhe për kohën sa u zgjatë seksi, prapë 12 minuta mbetet periudhë e shkurtër për të zgjatë akti seksual.
Nëse i shikoni studimet e ndryshme, do të zbuloni se femrave u nevojiten më shumë se 12 minuta për të përjetuar orgazëm.
Për shembull: gratë kanë tendenca të përjetojnë më rrallë orgazëm nëse seksi zgjatë më pak se 30 minuta, duke përfshirë kohën e paralojës.
Por të dhënat e prezantuara nga ‘Lovely’ nuk e qartësojnë nëse 12 minutëshi përfshin vetëm penetrimin, apo nëse është përfshirë në atë periudhë kohore edhe paraloja – e kjo mund t’i ndryshojë gjërat.
Kjo për shkak se paraloja ndihmon në eksitimin e dy partnerëve, gjë që e bën më të lehtë për gruan të përjetojë orgazëm.
Paraloja mbetet ndër faktorët më të rëndësishëm për seks të mirë! /Telegrafi/